Ambasadorja amerikane Yuri Kim uron 60-vjetorin e Korpusit të Paqes

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane Yuri Kim uron 60-vjetorin e Korpusit të Paqes

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim uroi të hënën në Twitter 60-vjetorin e organizatës vullentare amerikane Korupusi i Paqes.

Gëzuar 60 vjetorin e lindjes Korpusit të Paqes. Që nga themelimi i tij, vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë sjellë më të mirën për SHBA-të dhe anasjelltas. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri!

Korpusi i Paqes, krijuar me urdhër të Presidentit John Kennedy në mars 1961, është një agjenci e pavarur dhe një program vullnetar i drejtuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ai ofron ndihmë ndërkombëtare për zhvillimin social dhe ekonomik, duke bashkëpunuar me qeveritë, shkollat, organizatat jofitimprurëse dhe sipërmarrësit.

Vullnetarët janë shtetas amerikanë, zakonisht me një diplomë kolegji, të cilët punojnë jashtë vendit për një periudhë dy vjeçare.

Në vitin 1991, qeveria shqiptare ftoi SHBA-të të krijonin një program të Korpusit të Paqes dedikuar vendit tonë.

Grupi i parë i vullnetarëve mbërriti në Shqipëri një vit më vonë,  i angazhuar për të dhënë mësim anglisht në shkollat e mesme dhe universitete.

Pas largimit në vitin 1997, për shkak të situatës, në 2002 qeveria shqiptare i kërkoi që SHBA –së të rindërtonte programin e Korpusit të Paqes.

Sipas organizatës, që nga shtatori 2003, 624 vullnetarë kanë punuar me administratat lokale, OJQ-të, shkollat dhe institucionet shëndetësore në tre fusha: Komuniteti dhe Organizatat; Zhvillimi, Edukimi Shëndetësor dhe Mësimdhënia e Anglishtes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>