OKB: 1,2 milion shqiptarë emigrantë nëpër botë, shifrat vazhdojnë të rriten

OKB: 1,2 milion shqiptarë emigrantë nëpër botë, shifrat vazhdojnë të rriten

Një milion e 120 mijë shqiptarë jetojnë sot jashtë Shqipërisë. Ky është përfundimi i Raportit të Origjinës dhe Destinacioneve të Emigrantëve nëpër botë prej vitit 1990 deri në 2015-ën.

Raporti i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Qendra e Kërkimeve Pew  tregon se destinacioni i preferuar i emigrantëve shqiptarë gjatë viteve ka qenë Italia me  450 mijë emigrantë shqiptarë. Pas Italisë, Greqia me 440 mijë emigrantë e në vend të tretë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 80 mijë.

Arsyet kryesore të largimit nga vendi është varfëria dhe dëshira për një jetë më të mirë.

Raporti nuk ka marrë në konsideratë numrin e shqiptarëve që u larguan gjatë vitit 2015. Eurostat raporton se 66 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë vetëm në vitin 2015, ndërkohe që largimet kanë vazhduar dhe në vitin 2016.

Në llotarinë amerikanë, në 2015-ën aplikuan rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa Britania e Madhe pavarësisht lajmeve të shumta për emigrantët shqiptarë, ende nuk ka nxjerrë një shifër zyrtare.

Në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri (sipas Instat 2 milionë e 860 mijë) numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë , bashkë me të dhënat e vitit 2015, është më shumë se 40 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>