Fajin e ka PD-ja! – Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama në Top Story

Fajin e ka PD-ja! – Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama në Top Story

Kryeministri Edi Rama bisedoi dje, me gazetarin Sokol Balla, dhe disa komentatorë politikë, menjëherë pas takimit të tij me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Të gjitha argumentat e zotit Rama u përqëndruan në një pikë: fajin për dështimin e bisedimeve e ka PD. Ai madje pranoi se nuk kishte patur shpresa se ky takim do të zgjidhte ngërçin e krijuar prej muajsh. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh ai e kishte përgatitur që më parë fjalimin e dështimit të bisedimeve.

Disa nga pohimet kryesore të tij ishin:

  • Partia Demokratike nuk i dëshiron negociatat për reformën në drejtësi për arsye politike. Është një qasje destruktive dhe gjithçka që PD ndërton çdo ditë është një proces kriminalizimi, baltosje dhe nxitje e pakënaqësisë.
  • Nuk presim më asnjë sekondë për PD-në. Drafti do të vazhdojë rrugën e vet deri në sallë.
  • Nëse PD nuk e voton draftin, nuk rrëzon vetëm reformën në drejtësi, por rrëzon Shqipërinë, shtegun për të marrë hapjen e negociatave.
  • Lulzim Basha është kryetari ‘de jure’ i PD, por në PD nuk vendos Lulzim Basha. Është e vërtetë e madhe. Parafytyroni sikur për të bashkëbiseduar me Ilir Metën, ndërkombëtarët të shkonin të takonin Spartak Brahon, ose për të bashkëbiseduar me mua të takonin dikë mbi 70 vjeç. Ata bashkëbisedojnë me Sali Berishën sepse është ai që vendos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>