Ministri Tahiri sulmon gjykatat dhe prokurorinë

Ministri Tahiri sulmon gjykatat dhe prokurorinë

Ministri Tahiri ka vazhduar dhe sot sulmin e tij ndaj sistemit të drejtësisë, gjyqtarëve e prokurorëve të çështjes së pajisjes së përgjimit.

Përveç gjyqtarit Aliaj që dha vendimin e pezullimit për ish-drejtorin Çako dhe opozitës, ministri Tahiri akuzoi presidentin Nishani se nuk ndërhyn në këto çështje madhore të drejtësisë, por harxhon kohë me “lojrat e kalamajve”.

Më poshtë janë citimet kryesore të ministrit Tahiri, bërë sot në konferencën për shtyp:

Arjan Aliaj është zgjedhur jashtë ligji dhe pa short.

Për çfarë arsye kryetari i Gjykatës së Tiranës i lidhur me Sali  dhe Argita Berishën, ka përzgjedhur pikërisht jashtë ligjit, rregullit dhe pa short këtë gjyqtar për këtë çështje?.

Për cilën arsye duhej ky shërbim politik?

Arjan Aliaj ka liruar vrasës dhe përdhunuës dhe tani është në  një  çështje që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe të drejtën.

Për këtë duhet të japë përgjigje Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Nëse Presidenti gjen kohë për lojrat kalamajve, duhet të gjejë kohë dhe për aferat dhe skandalet që bëhen në gjykata e prokurori.

Kjo është shenjë se si segmente të caktuara të prokurorisë dhe gjykatave bëhen bashë në mbrotje të së keqes, me ata që duan të mbajnë peng drejtësinë.

Diktatura e së keqes mishërohet më së miri sot në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë.

Reforma në drejtësi është mbi të gjitha kurajo dhe forcë për t’i thënë “stop” gjytarëve dhe prokurorëve që shkelin ligjin në kurriz të qytetarëve dhe janë peng të politikës.

Në s’kemi nevojë për shërbëtorë politik në sistemin e drejtësisë, shërbëtorë ndaj parasë e korrupsionit, kemi nevojë për njerëz që i shërbejnë të drejtës, qytetarëve.

Këta gjyqtarë nuk bëjnë drejtësi sipas ligjit, por i bien çekiçit sipas interesave e parasë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>