Lamtumirë Stadiumi Qemal Stafa — video e prishjes

Lamtumirë Stadiumi Qemal Stafa — video e prishjes

Ndërsa të gjithë shqiptarët po prisnin dje ndeshjen e parë në histori të kombëtares sonë në një kampionat evropian, në mënyrë tinzare Kryeministri Rama kishte urdhëruar prishjen, në të njejtën kohë, të Stadiumit “Qemal Stafa”.

Sikurse tregojnë pamjet më sipër, dhjetra punonjës e makineri të kompanisë private AlbStar, e cila do të jetë pronarja kryesore e stadiumit të ri, kanë filluar prishjen me shpejtësi të ndërtesë së stadiumit, i cili nuk do të ekzistojë më brenda 4-5 ditësh.

I gjithë operacioni po zhvillohet pa marrë asnjë masë mbrojtje për publikun nga pluhuri, ndotjet dhe rreziqe të tjera, ndërkohë që punonjësit e përfshirë duken pa asnjë përvojë në një punë të tillë.

qs

Në vend të stadiumit ekzistues, do të ndërtohet një stadium i ri, trupi i i të cilit do të jetë pothuajse i gjithi qendër tregtare e biznesi, si dhe një kullë 24 katëshe, qendër biznesi dhe rezidenciale, të gjitha në pronësi private.

Brenda 3 muajsh, Kryeministri Rama me klientët e tij kanë arritur që, me manovra korruptive dhe me shkelje të rënda ligjore, të venë në jetë projektin e njërës prej grabitjeve më të mëdha të pronës publike gjatë 25 viteve tranzicion—ndërtimin për interesa private të hapeësirave tregtare dhe të banimit në zonën më të shtrenjtë dhe të lakmuar të Shqipërisë, shitjet e të cilave do të sjellin pasuri të mëdha për klientët e tij dhe me shumë mundësi për vetë Kryeministrin.

Mbas një biznesi të tillë, është e natyrshme që Kryeministri Rama duket i lumtur duke ndjekur së bashku me klientët e tij kampionatin evropian të futbollit në Francë.

Artikuj të lidhur:

Leja e stadiumit me kullë 24 katëshe zbulon klientelizmin dhe paligjshmërinë e tij

LEXO  Stadiumi dhe një histori me fiorentinë në tokën e shqiptarëve

Kryeministri Rama si Sudja: kullën e stadiumit e ka projektuar kopetenti

Si u privatizua de facto Stadiumi Qemal Stafa – Exit Shpjegon

10 pyetje në lidhje me stadiumin e ri kombëtar

 Stadiumi i ri kombëtar — një histori e dyshimtë e përvetësimit të pronës publike

Çfarë dimë për projektin e Stadiumit të ri Arena Kombëtare – Exit Shpjegon

Grabitja e stadiumit Qemal Stafa: krimi në mes të Tiranës për të cilin nuk flet askush

Stadiumi i ri Qemal Stafa – stadium për publikun apo skemë kriminale grabitjeje?

Lajme te ngjashme