Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Rrugore gjobiti 135 shofera në Rrugën e Kavajës.
Arsyet më të shpeshta të vendosjes së masave janë parkim i gabuar në vende në të cilat nuk lejohen.
“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”, shkruan policia.