135 viktima dhe 5 mijë të plagosur pas shpërthimit në Liban

Nga Exit News
135 viktima dhe 5 mijë të plagosur pas shpërthimit në Liban

135 të vdekur dhe mbi 5000 të plagosur janë raportuar deri më tani në Bejrut pas shpërthimit të ndodhur të martën.

Më 4 gusht ndodhi njê shpërthim pranë një porti në Bejrut, kryeqytetin e Libanisë.

Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende.

Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat ruheshin në mënyrë të pasigurtë në një depo për gjashtë vjet.

Nitrati i amonit ishte shkarkuar nga një anije e ndaluar në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në depo.

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe tha se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dy-javore dhe periudhën e zisë për tre ditë nga e mërkura.

Qeveria do të lëshojë rreth 66 milion dollarë fonde të urgjencës për të përballuar situatën.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin, teksa përballet me krizën ekonomike dhe me krizën koronavirus. Tensionet janë gjithashtu të larta përpara verdiktit të së Premtes në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>