Kosova zgjedhë sot presidentin e ri

Nga Die Morina van Uijtregt
Kosova zgjedhë sot presidentin e ri

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të caktojë të shtunën seancën e jashtëzakonshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit e të ri.

Partia më e madhe e Kosovës, Vetëvendosje e cila fitoi zgjedhjet parlamentare duhet të ketë të paktën 80 nga 120 deputetë të pranishëm në sallë në mënyrë që të krijojë kuorumin për votimin e Presidentit.

Qëndrimi i LDK-së deri të premten në mbrëmje ishte se ata do të merrnin pjesë në votimin për presidentin në mënyrë që të plotësohej kuorumi. Por pasi Vetëvendosje u përpoq të votonte ndryshimet e ligjit mbi zgjedhjet para votimit për president, pati përplasje.

LDK dhe partitë e tjera politike e quajtën ligjin si shantazh për t’i shtyrë ata të votojnë për presidentin ose të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Vjosa Osmani është kandidatja e Vetëvendosjes për President, e cila duhet të zgjidhet me shumicën e dy të tretave të të gjithë deputetëve, ose 80 vota.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse një shumicë prej dy të tretave nuk arrihet nga asnjë kandidat në dy raundet e para të votimeve, një votim i tretë zhvillohet ndërmjet dy kandidatëve që morën numrin më të lartë të votave në votimin e dytë. Kandidati, i cili merr shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit do të zgjidhet si President i Republikës së Kosovës.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk zgjidhet në votimin e tretë, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja do të zhvillohen brenda 45 ditëve.

LEXO  Balla sulmon Metën: Po vonon pakuptim përgatitjet për zgjedhjet

Kandidati tjetër që kandidon për president është Nasuf Bejta, raportuan mediat e Kosovës. Bejta kandidoi me listën e Osmanit, e cila iu bashkua Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare. Më parë ai ishte anëtar i LDK-së.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme