Thuajse 138,000 qytetarë të Britanisë së Madhe janë vaksinuar kundër Covid-19 nga nisja e procesit javën e shkuar.
Ministri Nadhim Zahawi i cili po mbikqyr programin e vaksinimit tha se shifrat tregojnë një nisje shumë të mirë.
Programi nisi më 8 dhjetor, kur 70 spitale nisën të vaksinojnë qytetarët mbi 80 vjeç, punonjësit e shtëpive të kujdesit dhe stafin shëndetësor.
Një javë më pas, 108,000 persona në Angli kanë marrë të parën nga dy dozat e vaksinës së Pfizer/BioNTech, ashtu si 18,000 persona në Skoci, 7,897 në Wales dhe 4,000 në Irlandën Veriore.
Në një shënim në rrjetin social Twitter, Zahawi njoftoi se në total janë vaksinuar 137,897.