138,000 njerëz në Britaninë e Madhe u vaksinuan në një javë

Nga Exit News
138,000 njerëz në Britaninë e Madhe u vaksinuan në një javë

Thuajse 138,000 qytetarë të Britanisë së Madhe janë vaksinuar kundër Covid-19 nga nisja e procesit javën e shkuar.

Ministri Nadhim Zahawi i cili po mbikqyr programin e vaksinimit tha se shifrat tregojnë një nisje shumë të mirë.

Programi nisi më 8 dhjetor, kur 70 spitale nisën të vaksinojnë qytetarët mbi 80 vjeç, punonjësit e shtëpive të kujdesit dhe stafin shëndetësor.

Një javë më pas, 108,000 persona në Angli kanë marrë të parën nga dy dozat e vaksinës së Pfizer/BioNTech, ashtu si 18,000 persona në Skoci, 7,897 në Wales dhe 4,000 në Irlandën Veriore.

një shënim në rrjetin social Twitter, Zahawi njoftoi se në total janë vaksinuar 137,897.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>