Kryetari i PD-së Lulzim Basha i premtoi grave të Përrenjasit se do të “fuqizoj familjen shqiptare” përmes fuqizimit të gruas.
“25 prillit nuk do të jetë si gjithë ndryshimet e tjera. Do të jetë një ndryshim që do të hapë një rrugë të re për Shqipërinë, një kulturë të re të të bërit politikë”, u shpreh Basha, në Përrenjas, të dielën.
Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për PD-në në 25 prill.