Emisioni “Me Pak Fjalë” shpjegoi rëndësinë e investimit në infrastukturën rrugore në Shqipëri.
Shqipëria ka infrastukturë të dobët rrugore, ku nga rreth 5 mijë kilometra rrugë kombëtare, vetëm 147 kilometra janë autostrada.
Aktualisht janë vetëm tre rrugë që përmbushin kriteret e një autostrade:
- Autostrada Elbasan – Tiranë
- Autostrada Levan – Vlorë
- Rruga e Kombit, vetëm pjesa nga Rrësheni në Morinë
Rreth 160 kilometra janë rrugë që lidhin qytetet por nuk kanë statusin e autostradës. Në Kodin Rrugor ato përcaktohen si rrugë të kategorisë B. Një shembull është rruga Tiranë – Durrës.
Ndërtimi i rrugëve të reja, kryesisht i autostradave të pandërprera që lidhin qytetet e vendit, ka treguar se ka nxitur zhvillimin.
Infrastuktura rrit lëvizshmërinë e krahut të punës, kapitalit dhe mallërave.
Infrastruktura rrit mundësinë e njerëzve dhe sipërmarrësve dhe ul kostot e tyre.
Pas hapjes së Rrugës së Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën, hyrjet e shtetasve kosovarë gjatë periudhës qershor-korrik u rritën nga 700 mijë në 1.2 milionë.
Ndërtimi i rrugës rriti gjithashtu volumin tregëtar mes dy vendeve duke sjellë më shumë të ardhura për ekonominë.
Një tjetër shembull është ndërtimi i rrugës, Tiranë – Elbasan, e cila praktikisht ka bashkuar tregun e këtyre vendeve dhe ka krijuar lehtësira për qytetarët.
E gjithë distanca ajrore nga pika më veriore e Shqipërisë në pikën më jugore është 340 km.
E gjithë Shqipëria që mund të arrihet për rreth 2 orë nga Tirana nëse udhëtojmë në autostrada dhe të paktën distanca një orë nga Tirana mund të jetë një zonë e vetme ekonomike dhe madje sociale.
Aktualisht, me rrugët me gjurmët aktuale vetëm duke i bërë autostrada me standarde europiane një zone ekonomike mund të përfshijë: Fierin, Lushnjën, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Elbasanin, Beratin.
Por mungesa e infrastukturës e ka fragmentuar tregun e brendshëm. Një shembull për këtë është Korça.
Rruga nga Tirana në Korçë është rreth 100 kilometra më e shkurtër se Korçë – Selanik. Megjithatë, të dyja rrugët bëhen për rreth 2 orë e 50 minuta, pasi Korçë – Selanik, është autostradë.
Kjo bën që qytetarë nga Korça të shkojnë për të shpenzuar në Selanik dhe jo në Tiranë.
Përtej përfitimeve për shkak të tregut të brendshëm, Shqipëria ka 3 mundësi të mëdha në tregun ndërkombëtar.
Shqipëria ka një pozitë gjeografike mes lindjes dhe perëndimit. Është e rrethuar nga shqiptarë kudo në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi madje edhe Greqi edhe Itali. Ajo ka gjithashtu një potencial të madh tregtie dhe turizmi duke qenë e shtrirë në dy dete të Mesdheut.
Kjo do të thotë që ajo mund të kthehet në një pikë kyçe dhe korridor për tregtinë në Ballkan dhe drejt Lindjes së Mesme.
Shqipëria mund të krijojë një treg të madh ekonomik mbarë shqiptar prej rreth 7-8 milionë shqiptarë që banojnë në rajon.
Lidhja e vendit me infrastukturë rrugore të standarteve të larta mund të kthjë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme turistike dhe tregtie në Evropën.