14% e punonjësve në Polici janë gra

Nga Exit News
14% e punonjësve në Polici janë gra

14.4 përqind, ose 1563 e punonjësve në Polici janë gra. Prej tyre 9.8 përqind janë nga punonjëse femra me gradë policore. Të dhënat u paraqitën nga drejtorit i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në një konferencë “Mbi promovimin e barazisë gjinore
dhe dhunën në familje në Shqipëri”.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe drejtori i marrëdhënieve me publikun në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Alexis Hupin përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Tiranë, dhe Iris Luarasi drejtuese e linjës së Këshillimit të Grave e Vajzave.

Luarasi vlerësoi ngritjen e departamenteve të vecanta brenda policisë për trajtimin e dhunës ndaj grave. Ajo u shpreh se raporti i organizatës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave ka vlerësuar rritjen e numrit të punonjësve gra në polici.

Luarasi shtoi se organizatat e dhunës kundër grave kërkojnë një punë më e mirë e policisë për zbatimin e menjëhershëm të urdhrave të mbrojtes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>