14 muaj pas tërmetit, 680 familje në çadra – Ahmetaj përmbledh Rindërtimin

Nga Exit News
14 muaj pas tërmetit, 680 familje në çadra – Ahmetaj përmbledh Rindërtimin

14 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, 680 familje vazhdojnë ende të strehohen në çadra.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në një bashkëbisedim me gazetarët, bëri një përmbledhje të procesit të rindërtimit deri më tani.

Exit News sjell në mënyrë të përmbledhur deklaratat e Ahmetajt:

– Aktualisht 13,325 familje po marrin bonus qirane, 680 familje jetojnë ende në çadra, ndërsa të strehuar nëpër hotele nuk ka më asnjë familje.

– Mbi 31 mijë familje kanë përfituar grante për dëme të lehta në banësa (niveli DS1-DS3).

– Mbi 1 mijë familje kanë përfituar grante për dëme më të rënda në banësa (niveli DS4-DS5).

– Deri në dhjetor 2020, Shqipëria ka përfituar 289,5 milionë euro grante nga dhurues  të ndryshëm dhe 150 milionë euro hua të marra nga qeveria për rindërtimin.

– Nga 160 objekte arsimore të dëmtuara në 11 bashki, 69 janë në punime e sipër, ndërsa 25 janë përfunduar.

– 35 shkolla janë financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 19 nga Bashkia Tiranë dhe 15 nga Bashkimi Europian.

– 600 banesa individuale kanë përfunduar ndërtimin, ndërsa 1,600 banesa individuale pritet të mbarohen në pranverë 2021.

– Prej tyre, 1,389 banesa janë rindërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 611 nga Bashkia Tiranë.

– Në buxhetin e vitit 2021, qqeveria ka parashikuar:

  • 6 miliardë lekë për objekte arsimore;
  • 6.8 miliardë lekë për banesat;
  • 1,4 miliardë lekë për hartimin e projekteve për rindërtimin;
  • 14,6  miliardë lekë për grantet e rikonstruksionit dhe ridnërtimit;
  • 1,9 miliardë lekë për infrastrukturën publike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>