14 viktima dhe 555 të infektuar të rinj në Kosovë

Nga Exit News
14 viktima dhe 555 të infektuar të rinj në Kosovë

14 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu, Kosova shënoi 555 raste të​ reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në vend u shëruan 324 raste dhe u regjistruan 13,722 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 40,672 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 1040 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme