Në 142 qendra votimi nga 5199 qendra votimi u raportuan probleme me identifikimin elektronike. Ndërsa prej tyre, në 120 operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit. Dhe në 40 qendra votimi KQZ nuk gjeti operatorë për të përdorur pajisje.
Një qendër votimi në Lekbibaj ka ndalur votimi për shkak të përplasjes mes komisionerëve. Të dhënat i paraqiti Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp.
Ai u shpreh se “edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte pamjen e votuesit, procesi duhet të vazhdojë”. “Kanë qenë mbi 5 mijë telefonata nga operatorë në lidhje me problematikës së identifikimit elektronik, kanë marrë zgjidhje”, sqaroi Celibashi.
Ai i bëri thirrje drejtuesve politikë që të problemet me sistemin elektronik të mos i kategorizojnë si politike.