
Bashkimi Evropian dhe SHBA-të uruan emërimin e 28 hetuesve të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.
“Urime për 28 hetuesit e BK të emëruar sot pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar”, shkroi Soreca në Twitter, të premten.
Ai u shpreh se tani “SPAK mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsion”.
Ambasada e SHBA-ve shkroi në Facebook:
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara hetimet”.