Basha: Nuk do të ketë reformë pa u zbatuar neni 88

Basha: Nuk do të ketë reformë pa u zbatuar neni 88

“Pa materializimin në paketën e ndryshimeve Kushtetuese të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për të katër institucionet njëherazi, nuk ka e nuk do të ketë votë opozitare.” – u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një deklarate të postuar në facebook. Deklarata e Zotit Basha vjen një ditë pas deklaratës së Ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për votimin e reformës në drejtësi më 21 korrik.

Më poshtë janë disa nga pikat kryesore që ai shpreh në letrën e tij:

  • Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak se adoptimi dhe zbatimi i plotë i rekomandimit 88.
  • Nuk ka si të jetë i arsyeshëm asnjë propozim që ndërsa me një dorë jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit në Kuvend me dorën tjetër e zhbën këtë kuorum përmes një mekanizimi që i jep qeverisë kontrollin e hartimit të listave duke përjashtuar opozitën tërësisht nga çdo rol.
  • Çdo variant i këtillë, i kujtdo qoftë, është në kundërshtim me rekomandimin 88 që përcakton rol substancial të opozitës përmes përfaqësimit të saj të drejtë.
  • Përjashtuar një pikë parimore që lidhet me rekomandimin 88 të Venecias për katër institucionet, pjesa tjetër e draftit të ndryshimeve të Kushtetutës është pranuar nga opozita si i kapërdishëm.
  • Kushdo me mendje të kthjellët dhe i zhveshur nga konflikti i interesave e ka të qartë se dy draftet e mëhershme, tërësisht të njeanshëm, do të instalonin drejtësinë e padrejtësisë të komanduar nga një dorë – dora Kryeministrore, aktualisht e Edi Ramës, nesër e Lulzim Bashës, pasnesër e dikujt tjetër.
  • Opozita është e vendosur t’i japë shqiptarëve reformën e duhur për një drejtësi më të mirë, por është edhe më e vendosur të mos lejojë që shqiptarët të bien në kthetrat e një sistemi padrejtësie të komanduar e të kontrolluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>