Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për dy administratorët e kompanisë Masabi fruits pasi në kontenierët e saj ju gjetën 143 kilogramë kokainë.
Të arrestuarit janë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, të cilët u arrestuan të shtunën.
Kapja e kokainës u bë e mundur pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe portuale.
Kontenieri me banane ishte nisur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit dhe kishte bërë tranzit në portin Gioia Tauro në Itali.