Në burgjet e Shqipërisë janë vaksinuar kundër COVID-19, 143 të dënuar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Facebook.
Sipas ministres, janë kryer vaksinimet e trupës policore në IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, ndërsa po vijohet me IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”.
Gjonaj shton se pas përfundimit të vaksinimit në burgje do të lehtësohen edhe masat anti-COVID në këto institucione.