Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF pezulloi nga aktivitetet sportive zyrtarët e ekipit sportiv Kastrioti. Zyrtarët e dënuar janë:
Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, 18 muaj pezullim nga aktiviteti.
Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.
Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, pezullim nga 5 (pesë) ndeshje.
FSHF vendosi edhe dënimin:
KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0.
Ekipo përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.