FSHF dënon zyrtarët e ekipit ‘Kastrioti’

Nga Exit News
FSHF dënon zyrtarët e ekipit ‘Kastrioti’

Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF pezulloi nga aktivitetet sportive zyrtarët e ekipit sportiv Kastrioti. Zyrtarët e dënuar janë:

Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes,  18 muaj pezullim nga aktiviteti.

Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes,  me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.

Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, pezullim nga 5 (pesë) ndeshje.

FSHF vendosi edhe dënimin:

KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0.

Ekipo përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>