Kryeministri Edi Rama dha dje një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Më poshtë Exit ka përmbledhur pikat kryesore të intervistës.
Për Bashkimin Evropian dhe Brexit:
- Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, është e nevojshme, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë positive.
- Bashkimi Europian dështoi të përmbushë pritshmëritë e Angela Merkelit dhe Gjermanisë.
- [Angela Merkel] ka shpëtuar nderin e evropianëve [lidhur me krizën e refugjatëve].
Për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në BE
- Anëtarësimi i Shqipërisë do të ndodhë atëhere kur Shqipëria të jetë gati nëse BE do të ekzistojë ende.
- Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse ne nuk jemi anëtare të BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend.
- Në këtë rajon [në Ballkan] ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara: kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, si dhe për sigurinë dhe zhvillimin.
- Ndryshimet në Ballkan janë të lidhura me një fakt të thjeshtë: njerëzit e Ballkanit duan të jenë pjesë e Evropës.