Lidershipi i BE-së duhet të ndryshojë rrënjësisht — Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

Lidershipi i BE-së duhet të ndryshojë rrënjësisht — Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama dha dje një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Më poshtë Exit ka përmbledhur pikat kryesore të intervistës.

Për Bashkimin Evropian dhe Brexit:

  • Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, është e nevojshme, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë positive.
  • Bashkimi Europian dështoi të përmbushë pritshmëritë e Angela Merkelit dhe Gjermanisë.
  • [Angela Merkel] ka shpëtuar nderin e evropianëve [lidhur me krizën e refugjatëve].

Për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në BE

  • Anëtarësimi i Shqipërisë do të ndodhë atëhere kur Shqipëria të jetë gati nëse BE do të ekzistojë ende.
  • Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse ne nuk jemi anëtare të BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend.
  • Në këtë rajon [në Ballkan] ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara: kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, si dhe për sigurinë dhe zhvillimin.
  • Ndryshimet në Ballkan janë të lidhura me një fakt të thjeshtë: njerëzit e Ballkanit duan të jenë pjesë e Evropës.

Lajme te ngjashme