Të mërkurën, 19 maj do të mbahet seanca e pestë gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të filloj në orën 11:00.
Afati i fundit për regjistrimin në seancë ka qënë 17 maj në orën 17:00.
Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime ndaj njerëzimit, pas përfundimit të luftës së Kosovës. Ata ndodhen në paraburgim.