Altin Avdyli, anëtar i bandës së Avdylajve ka paditur kryetaren e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Saida Dollani. Avdyli, sipas informacionit në media deklaron se Dollani ka shpërdoruar detyrën duke mos dhënë dorëheqjen nga çështja.
Sipas tij, Dollani duhet të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar njëherë një pjesë të dosjes 339.
Gjithashtu, Dollani nuk ka legjitimuar dy avokatët e Avdylit për të mbrojtur atë, duke dhënë nnjë vendim të paracaktuar.