15 713 familje përfitojnë bonusin e bebes

Nga Exit News
15 713 familje përfitojnë bonusin e bebes

15 713 familje kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Rama shkruan në Facebook:

Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15 713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të diel të paqtë

Ndërkohë ministrja Manastirliu pohoi se ka një rritje të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe krahasur me një vit më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>