15 kandidatë për deputetë të dyshuar se preken nga ligji i dekriminalizimit

Nga Exit News
15 kandidatë për deputetë të dyshuar se preken nga ligji i dekriminalizimit

KQZ ka indicie për 15 kandidatë për deputetë se kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi tha në një intervistë në ABC se KQZ do të kërkojë verifikim në prokurori për 15 raste përfshi edhe deputetin Tom Doshi.

Celibashi tha se në rastin e Doshit duhen bërë verifikime nga prokuroria pasi sipas tij KQZ thjeshtë verifikon dokumentet dhe vendos në bazë të tyre.

“KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve. Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë.”

I pyetur se çfarë nënkupton me indicie, Celibashi tha se “deklarimet ku kanë bërë shënimet ku janë ndaluar nga policia, apo që kanë dënim. Vetëdeklarime. Ose nga të dhëna  të bëra publike. Apo raste të tjera si PD dhe PS kanë akuzuar kandidatë të njëra tjetrës. Informacion nga media janë të gjitha indicie”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ miratoi kërkesën e Tom Doshin për kandidimin si deputet i Partisë Social Demokrate, (PSD), në zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të mos registrojë persona që i ndalohet hyrja në SHBA.

Partia Demokratike i bëri gjithshtu thirrje Komisonit Qendror të Zgjedhjeve të mos lejojë kandidimin e Tom Doshit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>