15 mijë shqiptarë që bëjnë punë sezonale në Greqi, kanë aplikuar për të shkuar dhe punuar në vendin fqinj.
Sipas gazetarit të Abc News Orgest Sako, qeveria greke ka hapur një portal ku të gjithë të interesuar it për punë sezonale mund të regjistrohen dhe më pas të përzgjidhen nga kompanitë greke. Në 13 ditë, 15 mijë shqiptarë kanë aplikuar.
Punëtorët që do të përzgjidhen do të lejohet të kalojnë kufirin dhe hyjnë në Greqi, pavarësisht kufijve të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.
Më 17 prill, kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka diskutuar me qeverinë greke për të lejuar punonjësit sezonalë të shkojnë në Greqi.
Të gjithë punonjësit e përzgjedhur do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës. Ata do të testohen më parë nëse janë të infektuar dhe do të kalojnë në tunele dezinfektimi.