Ndërtimi i Bypass-it të Gjirokastrës vazhdon pa miratimin e UNESCO-s

Nga Alice Taylor
Ndërtimi i Bypass-it të Gjirokastrës vazhdon pa miratimin e UNESCO-s

Ndërtimi i një bypass-i të ri në Gjirokastër po vazhdon pavarësisht dëmit që po shkakton në zonën e kalasë dhe trashëgiminë kulturore të zonës përreth.

Një banor i zonës i ka dërguar Exit News fotot ku tregohet se puna për ndërtimin e rrugës ka përparuar dukshëm. Pjesë të mëdha toke janë pastruar, baza e rrugës është krijuar tashmë dhe makineri të ndryshme ndodhen aty, duke gërmuar dhe duke vazhduar me projektin.

foto

Projekti po zhvillohet në një luginë pas kalasë, e cila është pjesë e një zone të mbrojtur nga ligji shqiptar dhe UNESCO. Ndërtimi i rugës jo vetëm që kërcënon integritetin e kalasë, por prek tokat që kanë qenë të paprekura për shekuj, përfshin edhe katër urat e periudhës Osmane.

foto

Exit bisedoi me Drejtorin e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Shefin e UNESCO-s për Evropën dhe Amerikën e Veriut, të cilët thanë se ishin njoftuar për fillimin e projektit dhe punën e vazhdueshme vetëm nga “shoqëria civile”. Ata shtuan se kishin kontaktuar qeverinë shqiptare por ende nuk kishin marrë një përgjigje.

Kjo do të thotë që qeveria nuk po u përmbahet detyrimeve të tyre ndaj UNESCO-s. Qeveria nuk ka kërkuar leje nga UNESCO për ndërhyrjen në një zonë të mbrojtur, duke vënë në rrezik statusin e Gjirokastrës si një vend i ruajtur nga UNESCO.

Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Muho tha për Exit se ata e kishin njoftuar UNESCO-n dhe ishin konsultuar për planin. Ajo gjithashtu pohoi se puna ka ndaluar deri në një përgjigje nga UNESCO.

Exit i paraqiti Nënkryetares së Bashkisë foto ku tregohet se aty po punohet, përfshirë edhe punëtorët me jelekë pune. Exit ka kërkuar një kopje të projektit dhe të raporti të ndikimit në mjedis, përmes kërkesës pë rtë drejtën e informimit, por ende nuk ka marrë asgjë.

foto

Fotot e fundit konfirmojnë vazhdimin e punës pa miratimin e UNESCO-s dhe përkundër pretendimeve se puna kishte ndalur deri në një përgjigje nga UNESCO. Pyetjes së Exit nëse Bashkia ka marrë përgjigje nga UNESCO, nënkryetarja e Bashkisë nu ju përgjigj.

foto
foto

Ndërtimi i një bypass-i të ri në Gjirokastër u kundërshtua nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore.
Në një letër të hapur dërguar Kryeministrit Edi Rama, ekspertët i kanë bërë thirrje që ai të ndalojë punimet përpara se dëmi të jetë i pakthyeshëm.

Letra u iniciua nga Stephan Doempke, ish koordinator i programit të trashëgimisë kulturore të UNESCO / UNDP në Shqipëri, i cili ka jetuar në Gjirokastër për katër vjet. Ai aktualisht është kryetari i World Heritage Watch, një rrjet global prej 180 OJQ-ve që monitorojnë vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton pranë UNESCO-s.

Më shumë për projektet e tjera problematike të bypassit mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>