Qetësi e përkohshme në koalicionin PS-LSI?

Qetësi e përkohshme në koalicionin PS-LSI?

Duket se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi ka siguruar një gjendje qetësimi në lidhje me koalicionin qeverisës PS-LSI, të paktën për tani.

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili u shpreh të premten se “kur konsensusi flet nuk ka pse flet LSI.”

“Konsensusi nuk rrëzon koalicionin, pasi konsensusi nuk është ditë ndarje, por bashkim”, pohoi Zoti Vasili.

Para një jave, Kryetari i LSI-së Ilir Meta hodhi idenë e një qeverie teknike në rast të mos dakordësisë për reformën si rezultat i humbjes së besimit mes palëve.

Miratimi unanim i reformës ka hequr, të paktën pretekstin, për prishjen e kaolicionit qeverisës, por nuk do të thotë se palët kanë gjetur besimin e humbur.

Mbetet për t’u parë në javët e ardhshme nëse paqja mes PS-së dhe LSI-së është momentale për të rivlerësuar forcat apo mjaftueshëm e qëndrueshme deri në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>