16 media shqiptare nisin procesin e vetërregullimit për gazetari etike

Nga Exit News
16 media shqiptare nisin procesin e vetërregullimit për gazetari etike

16 media shqiptare, mes të cilave dhe Exit News, pjesë e Aleancës për Media Etike, u mblodhën të mërkurën për të finalizuar procesin e vetërregullimit.

Mediat përzgjodhën anëtarët e Bordit të Etikës,  të cilët janë: Dorian Matlija, avokat, Mark Marku, pedagog nga Departamenti i Gazetarisë dhe ekspert i etikës, Klodiana Kapo nga Faktoje.al, Alice Taylor nga Exit.al, si dhe Lorin Kadiu nga Citizens-Channel.

Bordi i Etikës do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve për mediat anëtare të Alencës dhe rekomandimet e veta do ia përcjellë medias përkatëse.

Çdo qytetar do të mund të ankohet për etikën e shkrimeve në mediat e Aleancës.

Secila media anëtare e Aleancës do të shfaqë logon e saj në faqet e internetit dhe nëse një qytetar ka një ankesë për ndonjë shkrim, thjesht me një klikim mbi logo, do të mund të shkojnë drejtpërdrejt në një platformë ankesash

Aleanca për Media Etike u themelua në shkurt 2020, si një marrëveshje mes mediave për të promovuar dhe siguruar standardet e etikës në gazetari, si dhe vjen si përgjigje ndaj “paketës anti-shpifje” e propozuar dhe miratuar nga qeveria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>