160 mësues dhe 100 nxënës të infektuar me Covid-19 në të gjithë vendin

Nga Exit News
160 mësues dhe 100 nxënës të infektuar me Covid-19 në të gjithë vendin

Dy javë pas nisjes së shkollës 160 mësues e mbi 100 nxënës janë infektuar me koronavirus.

“Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit”, pohoi Albana Vokshi, përfaqësuesja e PD-së, në një konferencë për shtyp, të shtunën.

Arsyeja numrin e të infektuarve, sipas Vokshit, është mungesa e testimeve dhe fshehja e të infektuarve me urdhër qeverie.

Gjithashtu, në shkolla ka pasur probleme me mos respektimin e protokolllit të sigurisë, ujit të pijshëm, mungesës së dezinfektimit dhe mbingarkesë së mësuesve.

Vokshi sugjeron kryerje e testimeve serologjike masive, mbylljen e shkollave që nuk respektojnë kushtet higjeno-sanitare, dezinfektimi i shkollave, maska falas, punësimin e mësuesve shtesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>