Ilir Meta përjashton qeverinë teknike, por jo tamam

Ilir Meta përjashton qeverinë teknike, por jo tamam

Pas Kryeministrit Rama, reagoi edhe Kryeparlamentari Ilir Meta mbi propozimin e Kryetarit të opozitës Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike.

 Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta ndër të tjera pohoi se:

 Për qeverinë teknike:

  • Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën.
  • Unë kam folur për një qeveri teknike që mund të garantonte klimën e besimit për të miratuar një reformë, ku shikoja se një nga shqetësimet e opozitës ishte shqetësimi se mos qeveria do të përdorë pushtetin ekzekutiv për të ndikuar tek reforma në drejtësi. Kjo situatë është një situatë e kapërcyer, reforma u realizua me konsensus, pretendimet e opozitës në përgjithësi për rekomandimin 88 u dakordësuan.
  • Qeveria teknike për të cilën flet zoti Basha është diçka tjetër, ndërsa ajo që unë mund të them është se angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal.

Për koalicionin qeveritar:

  • Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera, koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij kështu që nuk mendoj se ka ndonjë arsye për ti trazuar këto dy çështje të ndryshme.
  • Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin që të përmbushë detyrimet e tij programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptarë.

Për miratimin e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi:

  • Jam shumë dakort me qendrimin e zotit Basha që ky proçes duhet parë si një proçes ligjor, jo si proçes politik.
  • Ne do bëjmë çdo gjë për të përmbushur të gjitha afatet, në mënyrë të veçantë që deri me 30 gusht të mund të votojmë tre ligjet më kryesore të kërkuara, duke filluar me atë të vetingut dhe kemi rënë dakort dhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të opozitës, padyshim dhe me zotin Xhafa si kryetar i një komisioni që përfaqëson shumicën që të ecim në këtë drejtim.
  • Duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë konstruktive të gjithë, në mënyrë që të arrijmë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian në nëntor për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Për takimin me Zotin Mejdani dhe Zotin Kokëdhima:

  • Kam patur një drekë me Profesor Meidanin dje, zoti Kokëdhima ka qëlluar rastësisht për arsye se ju thashë që zoti Koço ka shtëpinë ngjitur me hiotelin dhe rri vazhdimisht te hoteli. Ka ndjenjur një pjesë të kohës me ne pastaj ka vazhduar, ne kemi vazhduar drekën tonë.

 

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>