Rektori Koni: Tarifat e Universitetit të Tiranës nuk do të rriten

Këtë vit arsimor, studentët e Universitetit të Tiranës do të paguajnë të njëjtat tarifa si vitin e kaluar.

Mynyr Koni, Rektori i UT-së, deklaroi sot se tarifat e shkollimit nuk do të kenë rritje, ndryshe nga çfarë është përfolur muajt e fundit.

Lidhur me bërjen publike të tarifave, Zoti Koni tha se ato do t’i bëhen publike studentëve sapo Këshilli i Ministrave të përcaktojë tarifën tavan, e më pas Senati Akademik të vendosë tarifat përkatëse për secilën degë.

Këtë vit, Universiteti i Tiranës do të pranojë 5378 studentë në 6 fakultete. Pranimi në universitet i studentëve do të varet  50 për qind nga mesatarja e tri viteve në shkollë të mesme dhe 50 për qind nga provimet e lëndëve me zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>