
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk ka zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër”.
“Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër,” – pohoi Zoti Basha.
Gjithashtu, PD ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, pasi akuzon vëllain e tij për trafik ndërkombëtar droge.
PD ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë të Venezuelës, i cili kërkon ekstradimin e vëllait të deputetit të PS-së Xhafaj, si pjesmarrës në një organizatë ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.