Grupet e para të muxhahedinëve, që do të strehohen në Shqipëri sipas marrëveshjes me SHBA-të, mbërritën sot në Tiranë.
Ata do të strehohen në periferi të Tiranës, në disa ndërtesa që qeveria ka ndërtuar për to.
Gjithsej priten të vijnë 2000 muxhahedinë; ndërkohë që 1000 të tjerë jetojnë në Shqipëri prej dy vjetësh.
Deri para pak vitesh, anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Irakut janë konsideruar nga shumë vende perëndimore, përfshi dhe SHBA-ja, si terroristë. Për këtë arsye, asnjë shtet përveç Shqipërisë nuk pranoi stehimin e tyre.
Lajmi për strehimin e tyre në Shqipëri u bë publik pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, në shkurt të këtij viti.
Artikuj të lidhur: