166 persona u vranë pas vrasjes së këngëtarit të famshëm etiopian

Nga Exit News
166 persona u vranë pas vrasjes së këngëtarit të famshëm etiopian

Të paktën 166 njerëz vdiqën gjatë protestive në Etiopi gjatë këtyre ditëve, pas vrasjes së këngëtarit të famshëm etiopian, Haacaaluu Hundessaa, raporton The Guardian.

Këngëtari, anëtar i grupit etnik Oromo, grupi më i madh etnik në Etiopi, u vra nga persona ët panjohur në Addis Ababa të hënën në mbremje, duke ushqyer tensione që kërcënojnë demokracinë e vendit.

“Pas vdekjes së Haacaaluu, 145 viktima civile dhe 11 policë kanë vdekur”, tha Girma Gelam, zëvendës komisioneri i policisë i rajonit të Oromia, në nëjd eklaratë për televizionin publik në Etiopi.

Gjithashtu, edhe 10 persona të tjerë raportohen të vdekur në kryeqytetin Addis Ababa. Ndërsa 167 të tjerë janë plagosur rëndë, dhe 1, 084 persona janë arrestuar.

Zyrtarët kanë thënë se këto vdekje janë si pasojë e kombinimit të forcës së ushtruar nga policia dhe nga dhuna midis grupeve etnike.

Muzika e këngëtarit Haacaaluu i ka dhënë zë marxhinalizimit ekonomik dhe politik të grupit etnik të Oromos, gjatë viteve të protestive antiqeveri, që vendosën në pushtet kryeministrin Abiy Ahmed në vitin 2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>