Ilir Meta për ligjin e vetingut – Pikat kryesore

Ilir Meta për ligjin e vetingut – Pikat kryesore

Kryetari i Parlamentin Ilir Meta diskutoi në Kuvend për votimin e ligjit për ” rivlerësimin paraprak të gjykatësve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Zoti Meta u shpreh se ligji i vetingut do te votohet sot, edhe pa miratimin e PD-së

Më poshtë, disa nga pohimet kryesore të Kryetarit të Parlamentit:

  • Askush nuk na siguron që kur nuk arritëm konsensus për këtë ligj për disa javë, të mund ta arrinim për disa orë. Do të ishte mrekulli ta miratonim mesnatën e 30 dhe 31 gushtit.
  • Dua ta bëj të qartë se ka një dallim themelor midis konsensusit për Kushtetutën dhe konsensusit për ligjet dhe zbatimin e kushtetutës. Ky konsensus ka të bëjë me legjitimitetin e reformës, ka të bëjë me stabilitetin e vendit.
  • Unë kam luftuar për konsensusin kushtetuese në radhë të parë si kryetar i Parlamentit, në një Parlament me kaq shumë probleme dhe me kaq shumë ngjarje të shëmtuara në këto 3 vite, të pranonte t’i vinte edhe një njollë tjetër Parlamentit mbas 26 viteve tranzicion.
  •  Konsensusi për një reformë kushtetuese të realizohet me opozitën edhe sikur të kemi një mazhorancë legjitime që ka shumicën kushtetuese, aq më tepër që ne nuk e kemi patur këtë mazhorancë. Kemi patur 83 deputetë si mazhorancë, shtojmë edhe 5 votat e PDIU-së.
  • Votat e tjera sado patriotike të jenë, janë vota që hapin një diskutim të madh.
  • Më duket e vështirë që të shpresoj sot të punojmë prapë për të arritur një konsensus.
  • Aktualisht nuk më duket shumë bindëse qëndrimi i opozitës, por kjo është e drejta e saj. opozita ka shprehur shumë pretendime dhe formulime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>