Radhë të gjata pritje për të blerë tekstet shkollore

Radhë të gjata pritje për të blerë tekstet shkollore

Radhë të gjata dhe orë të tëra pritje ka pasur sot në pikat e shpërndarjes së teksteve shkollore për arsimin bazë.

“Vonesat në tenderin për pullat e reja ka bërë që jo të gjithë botuesit të paijisen në kohë me pullën dhe hologramën e Ministrisë së Arsimit, të detyrueshme për tregtimin e librit shkollor,” – u shpreh Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, në një deklaratë për shtyp.

Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, shpërndarja e librave duhet të fillonte me 25 gusht, por ka filluar vetëm sot.

Prindërit u shprehën, për disa media, se përvec rradhëve të gjata ka edhe mungesa në tekste.

Viti i ri shkollor do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundoj në qershor 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>