Batutat e Kryeministrit Rama për maturantët protestues

Batutat e Kryeministrit Rama për maturantët protestues

Ndërkohë që qindra maturantë protestonin kundër ligjit të arsimit të lartë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me 150 maturantë më të mirë nga gjithë Shqipëria.

Më poshtë janë disa nga batutat që Kryeministri Rama ju drejtoi protestuesve nga salla e kryeministrisë:

 “E morën vesh që ju jeni këtu, vijnë bërtasin dhe nuk dinë për çfarë bërtasin, çfarë thonë, çfarë kërkojnë.”

“Në vend që të shikojnë dhe të studiojnë të gjithë skemën dhe të marrin atë që mendojnë që meritojnë, rrinë në rrugë dhe bërtasin.”

“Sikur të ishin vetëm këta do ta zgjidhnim por s’janë vetëm këta që bërtasin dhe këta janë më të pafajshmit sepse jua çorodisin mendjen të tjerët.”

“Shqyqyr që spo gjej më problemin që çdo taksixhi të jetë me master. [Më parë] takoja taksixhi me master, me doktoratura dhe e tregonin, i merrnin në natyre, nuk shkonin në universitet. Njëri i shërbente gruas së pronarit të universitetit, i merrte i çonte fëmijët në shkollë dhe ai i jepte master, doktoraturë etj. Sot nuk ka më të tilla.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>