Avioni i drogës, PD dhe Ministria e Brendshme shkëmbejnë akuza

Avioni i drogës, PD dhe Ministria e Brendshme shkëmbejnë akuza

Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka prishur hetimet për avion e rrëzuar në Ishëm duke nxjerrë detaje të hetimeve.

Deputeti Flamur Noka, në një deklaratë për shtyp, tha se ministri Tahiri ka përhapur lajmin se piloti italian po bashkëpunon me policinë, për t’i ardhur në ndihmë bashkëpunëtorëve të  tij të kartelit të drogës.

Menjëherë pas akuzave të opozitës, ka reaguar Ministria e Brendshme.

Ministria hedh poshtë akuzat e deputetit Noka dhe fton atë të tregojë në prokurori informacionet që ka lidhur më avionin.

“Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion,” shkruhet në deklaratën e ministrisë.

“Ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin? Me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje,” vijon më tej deklarata.

Ministria nuk dha asnjë informacion lidhur me hetimet për avionin dhe pilotin që do të transportonte drogë një muaj më vonë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>