Lubonja: Avionët me drogë dhe pistat nuk bëhen pa shtetin – Pikat kryesore të intervistës

Lubonja: Avionët me drogë dhe pistat nuk bëhen pa shtetin – Pikat kryesore të intervistës

Zoti Fatos Lubonja analizoi dje në një intervistë për OraNews, temat më të diskutuara të momentit: avionin e Ishmit, trafikun e drogës dhe ligjin për importin e plehrave.

Deklaratat kryesore të analistit Lubonja ishin:

Për trafikun e drogës dhe avionin e Ishmit:

  • Të vendosësh makineri dhe njerëz për ndërtimin e një piste nën hundën e shtetit, afër Tiranës, tregon që këtu kemi një provë të vazhduar për të transportuar drogë me avionë.
  • Të gjitha të dhënat, avioni e pista tregojnë rritje [të trafikut të drogës]. Kjo nuk bëhet pa shtetin; kur vjen puna për avionë e pista padyshim shteti është i përfshirë.
  • Këtej na ndërhyn në ndërtime pa leje për një kat më shumë, këtej u ndërtoka një pistë një kilometër e gjysmë dhe nuk ditke gjë. S’paske informatorë, atëherë ke mbaruar si shtet.
  • Shteti është fajtor se nuk ka investuar ndryshe [në Lazarat] në kuptimin e politikave për të zhvilluar bujqësinë dhe varfërimi i njerëzve ka bërë që ose të largohen ose të kultivojnë drogë.

Për qeverinë Rama – Meta:

  • Rreziku është që kjo mazhorancë duke forcuar instrumentet e sundimit, duke degraduar njerëzit në krim dhe bashkëpunim me krimin, mund të sundojë.
  • Një nga instrumentet që e mban putinizmin, një sistem ku ka zgjedhje,por jo rotacion, është ekonomia. Këta [qeveria Rama-Meta] kanë gjetur drogën. Kjo është katastrofike për të ardhmen e Shqipërisë.
  • Ka shumë zëra që tregojnë se Meta ka dashur të dalë nga ky koalicion dhe të ndërtojë një qeveri teknike, por mazhoranca ja bleu aq deputetë sa ju deshën, bleu dhe partinë e Idrizit.
  • Ka një strategji të mazhorancës për të tharë çdo lloj protestë, çdo ndjenjë proteste tek njeriu.
  • Kjo [qeveria] nuk mësoi që ta lërë shoqërinë civile të zhvillohet, por strategjia ishte ta korruptonte atë.

Për ligjin e importit të plehrave:

  • Në atë kohë, opozita [PS] dhe qytetarët ishin kundra ligjit të importit të mbetjeve. Në momentin që opozita vjen në pushtet dhe bën ligjin kundra qytetarëve është humbje e besimit te politika.
  • Unë ngulmoj që boll plehra kemi në Shqipëri, që të sjellim dhe plehrat e të tjerëve.
  • Ne duhet të djegim aq plehra sa prodhojmë si shqiptarë, nëse duam një Shqipëri të pastër, ekologjike, turistike.
  • Aspekti kryesor që duhet të ndalohet ky ligj është fakti që sot ne po na hyjnë avionët me drogë, po na hapin pista për to. Ne nuk kemi shtet që të kontrollojë, kush më garanton mua që me ndotje e parrezikshme nuk do hyjnë dhe ato ndotje që mafia i fut dhe paguhet aq shumë për t’i pastruar?!

Për rolin e ndërkombëtarëve dhe të ardhmen:

  • Ndërkombëtarët duhet të reagojnë, mendoj se ata e njohin problemin por historikisht duhet ta dimë, ndërkombëtarët kanë qenë me mazhorancat, kanë interesat e tyre.
  • Nuk duhet të presim ndonjë shpëtim nga ndërkombëtarët. Shqiptarët duhet ta kërkojnë shpëtimin nga vetja.
  • Duhet një lëvizje që të përfaqësojë të papërfaqësuarit, të zhgënjyerit nga këto parti oligarkësh që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe të një pakice.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>