Nuk i shërben PD-së të përfshihem në drejtimin e saj — Pikat e intervistës së Sali Berishës

Nuk i shërben PD-së të përfshihem në drejtimin e saj — Pikat e intervistës së Sali Berishës

Ish-Kryeministri Berisha ka qenë i ftuar i Ermal Mamaqit në emision Xing, me të cilin ka bashkëbiseduar për një sërë temash nga private tek politike.

Exit.al përmbledh më poshtë disa nga pohimet kryesore të Zotit Berisha.

Për rolin e tanishëm në drejtimin e PD-së:

Me cilindo nga bashkëpunëtorët e tij ai [Basha] mund të ndajë përgjegjësinë e drejtimit, përveçse me Sali Berishën. Me Sali Berishën ai nuk duhet dhe nuk mund të ndajë përgjegjësinë e drejtimit sepse kjo nuk i shërben PD-së.

Për zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës në PD:

Ata do të bashkëpunojnë me Lulin normale. Muri nuk luan, njeriu luan.

Për dorëheqjen nga drejtimi i PD-së:

Ai ka qenë një vendim gjakftohtë i imi.

Për ndikimin e tij në tek Lulzim Basha dhe politika:

Unë të garantoj për një gjë se po të jetë problemi për influencë dhe ndikim, Sali Berisha ndikimin dhe influencën më të fuqishme e ka te Edi Rama.

Njeriu që citon më shumë Sali Berishën në Shqipëri është Edi Rama. Edi Rama e fillon me Sali Berishën, e mbyll me Berishën dhe tani me qytetarin dixhital.

Ai [Rama] në politike citon vetëm dy persona, Sali Berishën dhe… për shkak të reminishencës nga e shkuara citon edhe Enver Hoxhën.

Për ndryshimet kushtetuese:

Ndryshimet kushtetuese që u bënë gjykoj se krijuan mundësinë për të vendosur standarde të reja të cilat mund t’i japin një shans drejtësisë shqiptare të nisë një proces jetik për vendin, luftën serioze kundër korrupsionin.

Me ligjin e dytë që po bën Rama, po shtrinë kthetrat dhe po e fut në xhep drejtësinë duke shkatërruar në mënyrë përfundimtare reformën.

Për Edi Ramën:

Kryeministrit aksidental të vendit, ti i thua i momentit unë i them aksidental.

Prapë duhet të ketë shpresë, nuk mund në mbajë peng një komb dhe një sistem një njeri. Mund ta dëmtojë por prapë se prapë do ketë rrugëdalje.

Për problemin kryesor të PS në qeverisje:

Nuk bëjnë dallimin mes pronës publike, duke e konsideruar si pronë të tyre.

Mbi ndikimin e pushtetit tek njerëzve:

Pushteti ka aureolë dhe funksionon ajo.

Për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit:

[N]ë periudhën tonë është mbjellë hashashi, nuk mund të them që nuk është mbjellë, por 95 për qind e tij është mbjellë në një fshat dhe jo në zona të tjera.

Kur kemi ardhur ne në pushtet mbillej në një territor shumë të gjerë. Por ne arritëm ta kufizojmë në shkallën më maksimale. Ne e luftuam edhe Lazaratin duke ndërprerë vaditjen, ujin, bllokonim nxjerrjen nga fshati.

Ndalonim jo pak persona dhe për t’i dhënë një përgjigje çdo njeriu, Italia hoqi kontrollin bregdetar me Shqipërinë.

Sot Shqipëria është e invaduar nga kjo bimë si nga një vello krimi.

Unë e konsideroj në vlerësimin tim më gjakftohtë, një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare. Ka shumë njerëz që më thonë: Pse Sali? E ke gabim që flet kundër parcelave. Unë… i them se nuk e kam gabim. Përkundrazi, pasi asnjë vend nuk është zhvilluar me mbjellje droge. Vendet janë rrënuar nga droga. Ka një mekanizëm që të lë në vendnumëro dhe është të pasurosh vendin me mbjellje droge.

Po të ishte për drogën, Bolivia nuk do të ishte ajo që është sot, Kolumbia gjithashtu. Droga është faktor shkatërrimtar dhe kjo ka marrë përmasa të frikshme. Është një veprim i papërgjegjshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>