Qeverisja e Ramës një klikë e mbyllur dhe e korruptuar – Intervista e Mustafa Nanos

Qeverisja e Ramës një klikë e mbyllur dhe e korruptuar – Intervista e Mustafa Nanos

Mustafa Nano, në një intervistë për gazetarin Aristir Lumnezi në gazetën “Panorama”, ka folur për qeverisjen e Kryeministrit Rama dhe për largimin e ish- Kryeministrit Berisha.

Exit.al përmbledh më poshtë disa nga pohimet kryesore të Zotit Nano.

  • Qeverisja e tij, përsëris, është një klikë e mbyllur dhe e korruptuar.
  • Ai ka krijuar një klikë të tijën, që në një masë të madhe është e njëjta klikë e vjetër që sundonte edhe në kohën e Berishës.
  • Rama ……. nuk i ka duart e lira. Edhe kreun e një institucioni qeveritar që ka dështuar nuk e heq dot.
  • [D]ëshirën time që Berisha të jetë në opozitë, Rama [nuk mundet] ta përdorë si një smokescreen për të fshehur horrllëqet e veta, apo si licencë për të bërë ç’i do qejfi, pa pyetur fare për askënd e për asgjë.
  • Ramës i kanë dalë nga kontrolli gjërat dhe mendon se çdo gjë zgjidhet duke marrë nën kontroll median, duke u bërë favore disa biznesmenëve, që deri dje ishin me Berishën, duke marrë në mbrojtje ministra e zyrtarë ose idiotë, ose të korruptuar, duke i kopsitur gjërat me Metën e duke garantuar fitoren e zgjedhjeve tok me LSI-në dhe zgjedhjet do t’i fitojë.
  • Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur.
  • LSI-ja është ajo që është, e sikur kjo parti të mos ekzistonte, punët do të kishin shkuar më mirë në këtë vend.
  • Hiq këta që bilbilosin nga Shqupi sot, të tjerët janë ata që ishin. Klika është e palëvizshme.
  • Shoh si zgjidhje që socialistët të largojnë Ramën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>