Nga Brukseli, eurodeputeti Eduard Kukan foli sot për kultivimin dhe trafikimin e drogës dhe reformën në drejtësi, gjatë një interviste për gazetaren Eriza Zyka.
Deklaratat kryesore të Zotit Kukan janë:
Për trafikimin e drogës:
- Çështja e drogës është një problem gjigant për vendin.
- Qeveria dhe autoritetet përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirshme ndaj këtij problemi, përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë.
- Duhet të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni.
Për reformën në drejtësi:
- Është vërtetë e nevojshme të aprovohet legjislacioni shoqërues i reformës në drejtësi.
- 7 ligjet që mbeten duhet të aprovohen në një të ardhme të afërt dhe jo vitin e ardhshëm.
- Liderët politikë të tregojnë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve dhe të mos humbasin kohë në aprovimin e ligjeve.