Tahiri: Kanabisin e shkakton papunësia dhe varfëria

Tahiri: Kanabisin e shkakton papunësia dhe varfëria

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një postim në facebook është munduar të justifikoj përhapjen e kultivimit të kanabisit me papunësinë dhe varfërinë.

Në një postim të tijin në facebook Zoti Tahiri është shprehur se:

“I kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë dhe papunësinë i çon te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis apo duke punuar në këtë sipërmarrje të paligjshme.

Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita. Për mua janë qytetarë me 1.000 halle mbi shpinë, e me nxitimin e madh për të mos pritur më derisa të zgjidhen.”

Sipas Ministrit Tahiri, trafikantët dhe përgjegjësit e vërtet janë qeveritarët e 20 viteve të shkuara.

“Sepse trafikantët e vërtetë për tu gjykuar, janë ata që kanë qënë në qeveri e pushtet, e që në 20 vitet e shkuara, kanë gënjyer shqiptarët vazhdimisht, duke u fryrë vetë e duke përfituar nga varfëria që mbillnin në shtëpiat tona.”

Por, Ministri Tahiri ka harruar një element të rëndësishëm, i cili është krimi i organizuara dhe bashkëpunimi i tij me pushtetin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>