Familjet e përmbytura harrohen nga krerët e shtetit

Familjet e përmbytura harrohen nga krerët e shtetit

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje, viktima e dëme në shumë familje.

Në Laç, një 48 vjeçar humbi jetën duke u munduar të shpëtojë biznesin e tij nga përmbytja. Mbi 60 banesa dhe 500 hektarë tokë janë përmbytur.

Në Rrëshen, rrjedha e lumit Zmeja ka dëmtuar unazën e qytetit, e cila rrezikon të shembet plotësisht. Në rrezik janë dhe tubacionet e ujësjellësit të qytetit dhe linja elektrike. Përfaqësues të bashkisë u shprehën se situata është alarmante dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e njësisë së Emergjencave Civile.

Në Kurbin, mbi 50 banesa ndodhen nën ujë dhe 1500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Në Milot, dalja e ujërave të përrenjve nga shtrati ka përmbytur 50 banesa. Vetëm 6 familje janë evakuuar.

Në Dibër, gjithashtu, ka pasur rrëshqitje të dheut duke dëmtuar banesa dhe ndalur qarkullimin në akse të caktuara rrugore.

Familjet dhe banesat e përmbytura janë lënë në harresë të plotë nga krerët e lartë të shtetit.

Dy ditët e fundit, Kryeministri Rama ka zgjedhur të zhvillojë një takim me fermerët në Manzë të Durrësit dhe të marrë pjesë në një aktivitet të Policisë së Shtetit.

Ministri i Bujqësisë Panariti replikoi për disa minuta me deputetët e PD-së për situatën e rënduar, në komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Zoti Panariti komentoi ngjarjet dhe në një studio televizive.

Deri më tani, familjet e dëmtuara janë vizituar vetëm nga kamerat e televizioneve dhe nga kreu i PD-së Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>