Kapen rreth 700 kilogramë kanabis

Kapen rreth 700 kilogramë kanabis

646 kilogramë kanabis dhe 3000 rrënjë u sekuestruan sot gjatë disa operacioneve nga policia.

  • 310 kilogramë kanabis u sekuestruan sot në fshatin Nivicë të Tepelenës.
  • 210 kilogramë kanabis u kap në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit” në Kurvelesh.
  • 85 kilogramë kanabis sativa, 1900 rrënjë të mbjella dhe 1100 bimë të thara kanabisi u sekuestruan në Nikël të Krujës.
  • 41 kilogramë kanabis sativa u kapën në garazhin e një pallati në Vlorë.

Edhe pse ministri i Brendshëm Tahiri ka deklaruar se policia ka arritur të asgjësojë 99,8 për qind të kanabisit të mbjellë, vetëm në javën e fundit është sekuestruar më shumë se 4 ton kanabis nga policia shqiptare dhe greke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>