
19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga kampi Al Hoti në Siri, të dielën.
Kryeministri Rama në konferencën për shtyp u shpreh se do të ketë edhe një operacion tjetër shpëtimi:
“Është ngjarje pozitive dhe mendoj se sigurisht që nuk do të ndalemi deri këtu. Ka një operacion tjetër potencialisht që do të zhvillohet. Llogarisim një numër pak a shumë me këtë të sotmin, në mos më pak”.
Rama falenderoi strukturat e Antiterrorit në Ministrinë e Brendshme, konsullin e nderit në Siri dhe gjeneralin Abas.